Sirianët në Shqipëri, mes jetës në emigrim dhe dëshirës për rikthim në vendin e tyre

Aktualisht në Shqipëri ka qindra shtetas sirianë që jetojnë, studiojnë dhe punojnë, por edhe për qëndrim të përkohshëm, ndërkohë ato kanë ndjekur me interes të lartë zhvillimet e fundit në Siri që kulmuan me rënien e regjimit të Asadit.

Pas fillimit të demonstratave masive dhe luftës në Siri në vitin 2011, sirianët që u larguan nga vendi i tyre zgjodhën edhe Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.

Aktualisht në Shqipëri ka qindra shtetas sirianë që jetojnë, studiojnë dhe punojnë, por edhe për qëndrim të përkohshëm, ndërkohë ato kanë ndjekur me interes të lartë zhvillimet e fundit në Siri që kulmuan me rënien e regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024.

Për Anadolu, disa nga shtetasit sirianë që kanë zgjedhur Shqipërinë të jetojnë dhe punojnë shprehen se pas luftës u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre, ndërsa tregojnë se janë mirëpritur nga shqiptarët.

Ata shprehin edhe falënderimet për shtetin turk për ndihmën e ofruar për strehimin e miliona sirianëve, ndërkohë disa prej tyre që aktualisht jetojnë në Shqipëri më parë kanë qëndruar edhe në Türkiye.

“Shqiptarët na kanë pritur me dashamirësi”

Arfan Mtawa, 20-vjeç, i cili ka lindur në Damask, aktualisht është student në degën informatikë biznesi në Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT) dhe ka edhe nënshtetësi shqiptare. Ai prej 13 vitesh jeton në Shqipëri me familjen e tij, prindërit, dy motrat dhe një vëlla, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

TIRANË (AA) – Pas fillimit të demonstratave masive dhe luftës në Siri në vitin 2011, sirianët që u larguan nga vendi i tyre zgjodhën edhe Shqipërinë për të jetuar dhe punuar. Aktualisht në Shqipëri ka qindra shtetas sirianë që jetojnë, studiojnë dhe punojnë, por edhe për qëndrim të përkohshëm, ndërkohë ato kanë ndjekur me interes të lartë zhvillimet e fundit në Siri, që kulmuam me rënien e regjimit të Bashar al Asadit në dhjetor 2024.
foto: Arfan Mtawa ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Mtawa tregon se arsyeja kryesore për largimin nga Siria ishte fillimi i luftës në Siri dhe thekson se shqiptarët i kanë pritur me shumë dashamirësi.

“Unë jam larguar nga Siria në moshën 7-vjeçare, sapo mbarova klasën e parë në Siri dhe klasën e dytë e kam vazhduar në Shqipëri. Babai im ka pas jetuar edhe më parë në Shqipëri dhe e ka pas krijuar një bazë për të na sjellë në Shqipëri, se kishte parë që situata në Siri nuk ishte shumë e stabilizuar”, tregon Mtawa.

Mtawa thekson se u gëzuan shumë për rënien e regjimit të Asadit, duke theksuar se “të gjithë, pas rënies së regjimit ishin të gëzuar”.

Ai tregon se mbajnë kontakte me të afërmit që jetojnë në Siri dhe se derisa të bëhet stabilizimi në Siri e shohin situatën nga larg, pastaj mund të vendosin që të rikthehen për vizita ose edhe mund të jetojnë në Siri. 20-vjeçari që kur është larguar nga Siria nuk është rikthyer më në vendin e tij dhe dëshiron ta vizitojë.

Ai shprehet se e vlerësojnë shumë mbështetjen e shtetit turk për sirianët, që në fillimin e luftës.

“E falënderojmë shtetin turk për të gjitha kontributet që ka dhënë që në fillim të luftës për sirianët që janë detyruar të dalin nga Siria me fillimin e luftës. Shteti turk ka mundësuar për sirianët që të kenë lehtësira për bizneset, punë dhe arsimimin”, tregon ai.

Nëse situata stabilizohet në Siri “mund të shkoj për vizita apo për të jetuar”

Ali Mtawa, 39-vejç, nga Damasku, me profesion elektricist është xhaxhai i Arfanit dhe aktualisht është menaxher në një restorant sirian në Tiranë, ndërkohë prej 10 vitesh jeton dhe punon në Shqipëri.

Ai tregon se u larguan nga Siria pasi filloi lufta, duke dalë fillimisht në Liban dhe pastaj në Türkiye dy muaj dhe për të ardhur përfundimisht në Shqipëri. Duke folur për rënien e regjimit të Asadit, ai tha se e prisnin të gjithë këtë liri dhe se janë shumë të lumtur.

Mtawa nuk ka shkuar asnjëherë në Siri pas largimit dhe thekson se nëse situata stabilizohet në Siri edhe mund të kthehet në vendlindjen e tij.

“Mund të shkoj për vizita, mund të shkoj për të jetuar”, shprehet ai, teksa shton se ka mall për vendlindjen e tij.

Ai thekson se e falënderojnë shtetin turk, jo vetëm për ndihmën për strehimin e sirianëve, por edhe për kontributet e tjera për çështjen siriane.

“E falënderojmë shtetin turk për ndihmën ndaj sirianëve”, tha ai.

Hamza Sammouneh, 20-vjeç, është një tjetër i ri sirian që jeton në Shqipëri prej 9 vitesh, së bashku me familjen e tij, me prindërit dhe dy vëllezërit.

TIRANË (AA) – Pas fillimit të demonstratave masive dhe luftës në Siri në vitin 2011, sirianët që u larguan nga vendi i tyre zgjodhën edhe Shqipërinë për të jetuar dhe punuar. Aktualisht në Shqipëri ka qindra shtetas sirianë që jetojnë, studiojnë dhe punojnë, por edhe për qëndrim të përkohshëm, ndërkohë ato kanë ndjekur me interes të lartë zhvillimet e fundit në Siri, që kulmuam me rënien e regjimit të Bashar al Asadit në dhjetor 2024.
foto: Hamza Sammouneh ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Para se të mbërrinte në Shqipëri ai ka jetuar një vit në Türkiye, ndërkohë shpreh vlerësime dhe falënderime për mbështetjen e shtetit turk.

Ai aktualisht po ndjek në Tiranë studimet universitare për arkitekturë dhe në Shqipëri është me leje qëndrimi. Sammouneh tregon se shqiptarët janë të hapur dhe i kanë mirëpritur sirianët për të jetuar në Shqipëri

“Rënia e regjimit ishte një lajm që na gëzoi shumë, jo vetëm familjen tonë, por gjithë familjet siriane që ishin kundra regjimit. Arsyeja pse ishim ne kundra, sepse regjimi ishte diktatorial dhe nuk na pëlqeu se si drejtonte vendin”, tregon ai.

Sammouneh u shpreh se nëse Siria mund të jetë më e sigurt edhe mund të shikojnë mundësinë që të rikthehen dhe shton se ka mall për vendlindjen e tij që nuk e ka vizituar më që kur është larguar.

Ndërkohë, ai ka dhe një mesazh për të rinjtë sirianë, që “të mbrojnë vendin e tyre dhe të mbrojnë lirinë e tyre”.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSAT) të publikuara nga gusht të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në fund të vitit 2023 rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 për qind krahasuar me vitin 2022.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë për Anadolu ka konfirmuar se aktualisht aktiv me leje qëndrimi në Shqipëri janë 263 sirianë. Sipas autoriteteve shqiptare, punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri.

Në vitet e fundit në territorin shqiptar kanë hyrë mijëra shtetas sirianë, përfshirë edhe emigrantët e paligjshëm apo shtetasit sirianë tranzit.

Kategoritë
LajmeRajoni