Një shtetas sirian i paidentifikuar (41 vjeç) shkaktoi kaos në qytetin Essen të Gjermanisë të shtunën në mbrëmje, kur shkaktoi zjarr në dy ndërtesa dhe më pas u përplas disa herë me një furgon në një market lokal.
Mediat gjermane raportojnë se gjithçka filloi rreth orës 17:00, kur zjarri shpërtheu në një nga dy ndërtesat që ishin shënjestra e tij.
Shpejt ai bëri të njëjtën gjë edhe në tjetrën, dhe ndërsa shërbimet përkatëse po reagonin, ky 41-vjeçar u nis për në pjesën tjetër të qytetit, ku disa herë u përplas me furgonin në një market lokal.
Ein #Syrer ist gestern in #Essen durchgedreht …
31 Menschen wurden verletzt, 2 schweben in Lebensgefahr!Der Syrer wurde festgenommen.
Unglaubliche Nachrichten und Bilder, die leider Alltag geworden sind 🤬
👇🏼https://t.co/q7bZYJOIP2 pic.twitter.com/XJIfoMHN6s
— XzumTreme (@XzumTreme) September 29, 2024
Kur ai shkoi drejt dyqanit të dytë, ndaloi papritur dhe doli nga furgoni me një shpatë. Sipas gazetës Bild, qytetarët e tmerruar që ishin në rrugë e goditën me objekte të ndryshme për ta mbajtur atë larg.
Fatmirësisht, policia reagoi shpejt dhe arriti ta ndalojë atë përpara se të sulmonte ndonjë kalimtar me shpatë. Ai është në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë sot. Motivi për momentin është i panjohur.
Në zjarret janë plagosur gjithsej 31 persona dhe në rrjetet sociale po ndahen pamje dramatike të prindërve që i dorëzojnë fëmijët e tyre zjarrfikësve përmes dritareve. Dy fëmijë janë në gjendje kritike, raportojnë mediat gjermane duke cituar policinë lokale.