Siriani Ryyan i cili iku nga lufta në Siri, zgjidhet kryetar komune në Gjermani

“Përvoja ishte kryesisht pozitive”, tha Alshebl për mediat gjermane duke shtuar se kishte vizituar më shumë se 200 shtëpi në javët para zgjedhjeve.

Ryyan Alshebl, i cili erdhi në Gjermani pasi shpëtoi nga lufta civile në Siri në vitin 2015, u zgjodh kryetar komune, transmeton Anadolu.

Në zgjedhjet e mbajtura në qytezën Ostelsheim në shtetin Baden-Württemberg, kryetar i ri i komunës u zgjodh Alshebl me 55.41 për qind të votave.

Thuhet se Alshebl, i cili është anëtar i Partisë së të Gjelbërve, por ka hyrë në zgjedhje si kandidat i pavarur, ka arritur t’i kalojë rivalët e tij, dy kandidatë të pavarur.

Alshebl, 29-vjeç ka mësuar shpejt gjermanishten dhe ka shtatë vjet që punon në qytetin Althengstett, afër Ostelsheim.

“Përvoja ishte kryesisht pozitive”, tha Alshebl për mediat gjermane duke shtuar se kishte vizituar më shumë se 200 shtëpi në javët para zgjedhjeve.

Duke thënë se në Ostelsheim ka dhe një grup të djathtë që nuk e pranon atë, Alshebl tha se të djathtëve minoritarë u pengon fakti që ai është me origjinë siriane.

Ministri i Integrimit i Baden-Württemberg, Manne Lucha tha se zgjedhja e Alshebl tregon edhe një herë se diversiteti është pjesë e natyrshme e shtetit.

Lucha tha se zgjedhja e Alshebl inkurajon më shumë njerëzit me prejardhje emigracioni të kandidojnë për poste politike.

Kategoritë
BotaLajme