Situata energjetike në Kosovë, Kurti shkon te termocentralet në Obliq

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, pas situatës energjetike në vend, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas ZKM’së, ai do të vizitojë teremocentralet në orën 15:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A””, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi