Situata me zjarret në Shqipëri, mbërrijnë dy avionë të Rumanisë për operacionet

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se dy avionët kanë mbërritur në Shqipëri, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë kanë mbërritur në Shqipëri duke iu bashkuar operacioneve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona të vendit, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se dy avionët kanë mbërritur në Shqipëri, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

“Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike”, thuhet në njoftim.

I pranishëm në pritjen e dy avionëve nga Rumania me ekuipazhet e tyre, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, sipas njoftimit, ka falënderuar autoritetet rumune “për ndihmën në këto momente të vështira”.

“Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 tonë ujë për çdo fluturim”, theksohet në njoftim.

Sipas autoriteteve shqiptare, në vend janë aktive disa vatra zjarri, ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Kategoritë
LajmeRajoni