Situatë dramatike nga zjarret në ishullin Evia të Greqisë, qindra banorë largohen nga shtëpitë

Ishulli Evia në Greqi vijon të jetë nën pushtetin e zjarrit prej gjashtë ditësh. Vatrat e zjarrit janë aktive, ndërsa beteja për shuarjen e tij vazhdon në fshatrat Galatsona dhe Gouves.

Siç raportojnë mediat greke, konkretisht, flakët po rrezikojnë seriozisht dy fshatrat. Zjarri goditi edhe Kastrin, ku u dogjën disa shtëpi.

Pak më tej në anën tjetër të ishullit, zjarri lëviz drejt Kamatriades dhe Galatsades dhe nëse kalon nëpër këto dy qendra, shumë shpejt do të jetë mbi Edipsos.

Megjithatë, më herët, në Troupi, zjarri arriti shumë pranë shtëpive, ndërsa oficerët e policisë u kërkuan banorëve të largoheshin.

Kategoritë
BotaLajme