Sivasspori synon fitoren në ndeshjen kundër Ballkanit në Prishtinë

Në konferencën për media që mbajti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të luhet ndeshja, trajneri Çalımbay deklaroi se nuk mendojnë asgjë tjetër përveç fitores.

Rıza Çalımbay, trajneri i ekipit turk të futbollit Demir Grup Sivasspor, i cili do të jetë mysafir i skuadrës kosovare Ballkani në ndeshjen e javës së katërt të Grupit G të Ligës së Konferencës së UEFA-s, tha se synojnë të ndahen nga Kosova me rezultat pozitiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media që mbajti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të luhet ndeshja, Çalımbay deklaroi se nuk mendojnë asgjë tjetër përveç fitores.

Çalımbay e cilësoi Ballkanin si ekip të mirë dhe të rrezikshëm në lojë, por shtoi që besojnë se do të largohen nga Kosova me rezultat të mirë.

“Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në Sivas. Pjesën e dytë do ta luajmë këtu. Qëllimi ynë është fitorja. Nuk mendojmë diçka tjetër, por e dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Do të jetë ndeshje e vështirë. Nëse nuk shkëputemi me lojën e disiplinuar që e shfaqëm në ndeshjen e fundit të ligës, nëse i vlerësojmë shanset shumë mirë, nëse nuk pranojmë gola si golat që i pranuam atje, mund të largohemi prej këtu siç duam”, tha ai.

Duke u shprehur se Ballkani është ndër skuadrat më të forta në grup, Çalımbay tha: “Nuk është e drejtë të nënvlerësohet skuadra e Ballkanit apo të quhet skuadër e dobët. Këtë e thashë edhe para ndeshjes atje. Është skuadër kampione këtu dhe ka ecuri të mirë në ligë aktualisht”.

Ndërkaq, mesfushori i Sivassporit, Erdoğan Yeşilyurt, tha se do të përballen me një skuadër të fortë.

“Jemi shumë ambiciozë”, tha ai, duke theksuar se synimi i tyre është që në Türkiye të kthehen me tri pikë të fituara.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipi turk zhvilloi stërvitje nën udhëheqjen e trajnerit Çalımbay.

Ballkani dhe Sivasspori do të përballen nesër me fillim në orën 21:00.

Kategoritë
Sport