“S’ka limite”, Mbappe në qiellin e shtatë tek Reali

Kylian Mbappe theksoi se “nuk ka limite” në atë çfarë mund të arrijë ai së bashku me Real Madridin pasi shënoi gol në debutimin e tij kundër Atalantës, për ta ndihmuar ekipin e tij të ri ta arrijë rekordin prej gjashtë trofesh të Superkupës së Evropës.

Kapiteni francez e kompletoi pritjen e gjatë prej vitesh për t’iu bashkuar Realit në këtë verë pasi i kaloi eksperiencat në Monaco dhe në Paris Saint-Germain.

Dhe, përkundër faktit se i nisi ushtrimet vetëm një javë më parë, golashënuesit më të mirë në histori të PSG-së iu deshën veç 70 minuta për ta gjetur golin e parë në sezonin e ri.

“Ishte një natë e madhe për mua, po e prisja këtë moment qe një kohë të gjatë”, deklaroi Mbappe për “Movistar”, përcjell Express.

“Të luaj me këtë fanellë, me këtë logo, për këta tifozë, është një dhuratë për mua”, vazhdoi ai.

Mbappe do të jetë sigurisht një pasuri e madhe për “Merengues”, ndërsa pritet të jetë i frikshëm përpara së bashku me Vinicius Jr, Jude Bellingham, Rodrygo e pse jo edhe me Endrick, derisa trajneri Carlo Ancelotti do të mundohet ta bëjë zgjedhjen e duhur për ta përshtatur sa më mirë të jetë e mundshme lojtarin, në tentim për ta përsëritur një tjetër sezon fantastik si ai i kaluari.

Kategoritë
LajmeSport