Skandal: Euronews Albania i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi”

Euronews Albania i është referuar Kosovës me termin “Kosovë e Metohi” në një artikull ku njofton për një aktakuzë të ngritur ndaj pesë personave nën dyshimin se kanë planifikuar sulme terroriste në Kosovë në bashkëpunim me Shtetin Islamik.

“Aktakuzë kundër 5 personave për planifikim të sulmit terrorist në Kosovë e Metohi”, është titulli me të cilin Euronews Albania raportoi për këtë rast, shkruan Reporteri.net.

Titulli më pas është redaktuar nga mediumi në fjalë por në tekst sërish ka mbetur referimi “Kosovë e Metohi”, ndonëse artikulli është publikuar që nga dje.

Kategoritë
Lajme