Skandal në Australi, Djokovic nxjerr jashtë stadiumit stafin e tij

Nis me një fitore por edhe shumë polemika nis viti i ri 2023 për Novak Djokovic që triumfoi në Adelaide, atp 250 me vlerë 650 mijë dollarë. Serbi mundi në finale amerikanin Sebastian Korda 6-7(8) 7-6(3) 6-4, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se 3 orë ku Nole i anuloi edhe një match point rivalit të tij.

Sukses shumë i rëndësishëm për serbin që arrin kuotën e 92 trofeve në karrierë duke barazuar Rafa Nadal por që nuk kaloi pa incidente. Lajmi kryesor është reagimi shumë i ashpër i tenistit serb gjatë ndeshjes ku iu drejtua i nxehur pankinës së tij ku ndodhej vëllai Marko dhe menaxheri Edoardo Artaldi.

Nuk dihet ende kujt iu drejtua ish numri 1 i botës por ai u tha: “Jashtë. Shko jashtë. Po po ti, dil jashtë”. Pas pak sekondash të dy u larguan por pavarësisht këtij episodi, Novak e fitoi ndeshjen.

Kategoritë
Sport