Një lojtar i Tottenhamit ka kërkuar falje pasi klubi hapi hetime në lidhje me disa pamje që e shfaqën atë duke kryer një krim.
Të premten Tottenhami u mposht me rezultat 3-2 nga Bayerni në ndeshjen e tyre të parafundit miqësore për këtë verë.
Mesfushori Yves Bissouma i cili shkëlqeu nën urdhrat e Ange Postecoglout sezonin e kaluar, vendosi të argëtohet në qytet pas ndeshjes.
Në mënyrë të pashpjegueshme, 27-vjeçari vendosi që ta filmojë veten duke thithur oksid azoti nga një tullumbace teksa ishte i ulur në një limuzinë, dhe atë e shpërndau në llogarinë e tij në Snapchat.
Për këtë gjest të tij, ai mund të përballet me një hetim policor, pasi posedimi i gazit për të qeshur, ishte bërë i paligjshëm vitin e kaluar në Angli.
Sipas Planit të Veprimit kundër Sjelljes Sociale, oksidi i azotit u bë një ilaç i klasit C, i kontrolluar sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogave në vitin 1971.
Përdorimi i oksidit të azotit mund të çojë në çrregullime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, halucinacione dhe dëmtime të tjera nervore.
Përdoruesit serioz të kësaj substance mund të përballen deri me dy vjet dënim me burg ndërsa tregtarët deri në 14 vjet.
Në rast se ndiqet penalisht dhe shpallet fajtor, atëherë Bissouma do të përballej me një gjobë mjaft të rëndë.
“Dua të kërkoj falje për këto video. Ishte një mungesë e rëndë e gjykimit. Unë e kuptoj se sa serioze është kjo dhe rreziqet shëndetësore që përfshihen, dhe për këtë arsye e marr përgjegjësinë time si futbollist”, ka thënë Bissouma.