Skandal! Trump ndan një video të inteligjencës artificiale që përshkruan vizionin për të ardhmen e Gazës

Videoja 33-sekondëshe nis më një skenë të Gazës në gërmadha dhe më pas tregon rrokaqiejt e lartë dhe fëmijët shohin lart teksa kartemonedha të dollarëve bien nga qielli.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ndarë një video të krijuar nga inteligjenca artificiale që përshkruan vizionin e tij për të ardhmen e Rripit të Gazës.

Videoja 33-sekondëshe, të cilën Trump e shpërndau në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, nis më një skenë të Gazës në gërmadha, duke u shfaqur më pas “Gaza 2025” me ngjyrë të gjelbër, e ndjekur nga “Çfarë vjen pastaj” në të kuqe, të bardhë dhe të kaltër.

Më pas, videoja tregon rrokaqiejt e lartë dhe fëmijët shohin lart teksa kartëmonedha të dollarëve bien nga qielli.

Gjithashtu edhe miliarderi i teknologjisë, Elon Musk shihet në video duke shijuar një pjatë humus në një plazh të zhvilluar dhe një djalë i ri shihet duke mbajtur një tullumbace të artë me fytyrën e Trumpit.

Videoja gjithashtu shfaq Trumpin duke kërcyer në një klub nate, derisa në hyrje të një rrokaqielli shfaqet dukshëm mbishkrimi “Trump Gaza”, me një statujë masive të artë të Trumpit gjithashtu të ekspozuar në video.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shfaqet i shtrirë në një shezllon pranë Trumpit, të dy duke pirë pije pranë një pishine, me “Trump Gaza” të dukshëm në sfond.

Në sfond dëgjohet një këngë me tekstin: “Donald po vjen për të çliruar duke sjellë dritën që të gjithë ta shohin. Nuk ka më tunele, nuk ka më frikë. Trump Gaza më në fund është këtu, Trump Gaza po shkëlqen, një dritë, festë dhe valle e gjitha e re. Marrëveshja u krye, ‘Trump Gaza’ numër një”.

Presidenti amerikan në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që SHBA-ja të “marrë përsipër” Gazën e shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme të Izraelit dhe të zhvendosë popullsinë e saj, për ta zhvilluar atë në “Rivierë të Lindjes së Mesme”.

Ideja është hedhur poshtë fuqishëm nga bota arabe dhe kombe të tjera, të cilët thonë se ajo përbën spastrim etnik.

Kategoritë
BotaLajme