Skandali trondit Brukselin: Katari ndikoi në politikën e BE-së, nënkryetari i Parlamentit Evropian u arrestua

Policia belge arrestoi eurodeputeten socialiste greke Eva Kaili, një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian, në Bruksel të premten në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja. Arrestimi është bërë për përfshirje në skandalin e korrupsionit të Parlamentit Evropian lidhur me Kupën e Botës në Katar.

Eurodeputetja po merret në pyetje nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi, u arrestua mëngjesin e së premtes. Kaili është përjashtuar nga partia pas hetimeve që po kryhen nga autoritetet belge.

“Pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit të autoriteteve belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja e PASOK-ut Eva Kaili është përjashtuar nga partia me vendim të presidentit Nikos Androulakis”, njoftoi partia e qendrës së majtë.

Kategoritë
BotaLajme