Skandaloze: Një burrë urinoi në murin e një xhamie në Bijeljina (BeH), një tjetër e filmoi dhe e shau

Të premten, më 13 janar 2023, në rrjetet sociale u shfaq një video skandaloze e përdhosjes së xhamisë së Dashnicës, që ndodhet në qendër të Bijeljinës.

Videoja e lartpërmendur tregon një person duke urinuar në muret e xhamisë së Dashnicës, ndërsa një tjetër e filmon atë dhe bën komente nënçmuese për myslimanët.

Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Bijeljina do t’ia dorëzojë xhirimet Departamentit të Policisë në Bijeljina, nga të cilët pritet që sa më shpejt të gjenden dhe sanksionohen personat përgjegjës.

Mexhlisi e dënoi ashpër këtë akt dhe u bëri thirrje organeve kompetente që të hetojnë gjithçka, të sanksionojnë përgjegjësit dhe të marrin masa që veprime të tilla të mos përsëriten.

“Ajo që është bërë na ofendon të gjithëve dhe ky nuk është rasti i parë në të cilin fyhen dhe përqeshen ndjenjat fetare të boshnjakëve dhe myslimanëve në Bijeljina dhe Janja, prandaj do të kërkojmë nga policia që të hetojë këtë rast dhe të përcaktojë se cilët janë autorët të këtij krimi janë”, thotë Emir Musli, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Bijeljinës.

Dënimit të këtij akti iu bashkua edhe Mustafa Gradaščević, nënkryetar i Kuvendit të qytetit të Bijeljina-s.

“Është e dhimbshme të shikosh se çfarë është bërë dhe publikuar në hapësirën publike, veçanërisht pasi duket se bëhet fjalë për të rinjtë. Policia duhet të përcaktojë se cilët janë autorët, këtë presim të gjithë”, tha Gradaščević.

Kategoritë
LajmeRajoni