Skena me Mbappen u bë virale pas finales: Të tre e bëjnë “shërbim” sikur të ishte një makinë F1

Kylian Mbappe ka pas një paraqitje individuale fenomenale në finalen e Botërorit dhe se sa i rëndësishëm është ai për kombëtaren franceze, e tregon më së miri detaji nga pjesa tjetër mes 90 minutave të rregullta dhe kohës shtesë.

Edhe pse Franca e tij u mund në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina, Mbappe mund të jetë krenar për veten. Të tre golat i shënoi në 120 minutat e luajtura gjatë ndeshjes dhe ishte i saktë edhe në penallti.

Megjithatë, skuadra e tij mbeti pa titullin kampion bote, të cilin e mbrojti nga viti 2018.

Por një detaj që ndodhi mes 90 minutave të rregullta dhe kohës shtesë tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Duke qenë se Mbappe është anëtari më i rëndësishëm i skuadrës, i cili në çdo moment frymëzimi mund të kthejë çdo lojë, ndaj terapistët i kushtuan vëmendjen më të madhe në momentet e pushimit.

Gjëja më e rëndësishme për ekipin mjekësor francez ishte ta bënte Mbappe të aftë për kohën shtesë, ndaj ata i kushtuan gjithë vëmendjen atij. Tre anëtarë të skuadrës ndihmuan Mbappe të rikuperohej pas 90 minutave rraskapitëse, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë francezë mbetën pa trajtim.
Ky detaj u bë viral në rrjetet sociale. Komentet shaka pasuan në Twitter, ku shumë e krahasuan këtë detaj me Formula 1.

“Të tre po e servisojnë sikur të ishte një makinë e Formula 1”, “Mbappe po trajtohet si në Formula 1”, “Mbappe po bën masazh, ndërsa pjesa tjetër e ekipit po bisedon me ekipin”, janë vetëm disa. nga komentet pas kësaj skene virale.

Kategoritë
Sport