Skena shokuese në Leipzig: slloveni kapi gjoksin pas golit dhe më pas ra pa ndjenja

Futbollisti i Red Bull Leipzig, Kevin Kampl, ka përjetuar një situatë të pakëndshme ditën e djeshme pas shënimit të një goli, kur për shkak të mungesës së ajrit kapi gjoksin dhe më pas ra pa ndjenja.

Dje, Leipzig ka mposhtur Augsburgun nga Ermedin Demiroviç me rezultat 3:2 në një lojë të shkëlqyer në fushën e tyre dhe kështu ka arritur një fitore të re kampionati.

Përveç futbollit të shkëlqyer, ky takim u shënua edhe nga një ngjarje tronditëse që fatmirësisht përfundoi pa pasoja.

Gjegjësisht, pasi shënoi golin 1:1 në minutën e 10-të, Kevin Kampl u ankua për dhimbje në gjoks dhe deklaroi se nuk mund të merrte frymë, pas së cilës ra pa ndjenja.Fatmirësisht stafi mjekësor i Lajpcigut e bëri atë në formë, ndaj mesfushori brilant i vendasve shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi këtë ndeshje.

Kevin Kampl mbërriti në Red Bull Arena në verën e vitit 2017, slloveni deri më tani ka shënuar shtatë gola për këtë ekip.

Kategoritë
Sport