Skena të pabesueshme në Spanjë: Kameramani i “priu” kokën gjyqtares, ajo nuk mund ta vazhdonte ndeshjen

Një situatë e pazakontë është parë në ndeshjen mes Real Betis dhe Athletic Bilbaos kur në minutën e 14-të kameramani ka plagosur ndihmës gjyqtarin Guadalupe Porras.

Gjegjësisht, kameramani i DAZN-it ka tentuar të regjistrojë festën e futbollistëve të Betisit pas golit dhe me atë rast është përplasur me arbitrin Porras, i cili po kthehej në mesin e fushës.

Asistenti i arbitrit Guadalupe Porras choca con una camera de TV durante el Betis vs. Athletic y es trasladada al spital.

Goditja ishte aq e fortë sa ajo ishte pothuajse e mbuluar me gjak dhe u largua nga fusha me barelë dhe duhej ndihmuar.

Ndeshja rifilloi pasi arbitri i katërt Holgueras Castellanos zëvendësoi Porras dhe ndeshja përfundoi me fitoren 3:1 të Betisit.

Turma e stadiumit Benito Villamaríno duartrokiti gjyqtaren e linjës kur ajo tregoi se po ndihej më mirë teksa largohej nga fusha.

Kategoritë
Sport