‘Skifterat’ e Gjilanit të gatshëm për finalen ndaj Prishtinës

Kupa e Kosovës sot do të kuptoj kampionin e tyre, në duel në mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Për të arritur në finale gjilanasit fituan ndaj Llapit. Kurse Prishtina në anën tjetër deklasuan Vushtrrinë.

Finalja e sotme është e veçantë për Gjilanin, pasi e arritën pas 23 viteve, kur e kanë fituar së fundmi, përcjellë lajmi.net.

Ndërsa për kryeqytetasit është vetëm një finale tjetër, pasi janë ekipi më i dekoruar në këtë kompeticion.

Përpara kësaj ndeshje janë tifozët e Gjilanit që janë mbledhur për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

‘Skifterat’ të gjithë të veshur me të kuqe janë gati për të brohoritur për Gjilanin dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale.

Ndeshja në mes tyre zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, nga ora 18:00./Lajmi.net

Kategoritë
LajmeSport