Skuadra rumune, Minaur Baia Mare, ka kërkuar masa shtesë sigurie për ndeshjen kundër Rahovecit
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Liviu Bala, duke pretenduar se në Kosovë presin një reagim armiqësor
“Të shtunën në mëngjes kam rënë në kontakt me EHF-në, me presidentin e federatës. Ua shpjegova situatën që u krijua nga pikëpamja e motivimit në mediat kosovare, lidhur me ngjarjet në Bukuresht. Kemi kërkuar masa të posaçme mbrojtëse për këtë ndeshje, që të kemi një plan startues, në rast se ndodh diçka nga tifozët e tyre. I kemi ofruar që të dyja ndeshjet t’i luajnë në Baia Mare dhe nuk kanë pranuar, kanë 4000 njerëz në sallë, janë të ‘zjarrtë’. Ne presim një reagim armiqësor”, ka thënë ai
Rahoveci do të përballet me Minaur Baia Mare, në kuadër të xhiros së tretë preliminare të Kupës Evropiane të EHF.
Ndeshja e parë do të luhet të shtunën, nga ora 19:00, në Rahovec.
Kurse, ndeshja kthyese është planifikuar për 30 nëntor, nga ora 15:00, në Baia Mare.