Sllallomi i sotëm në Zagreb është anuluar për shkak të shkrirjes së borës

Sllallomi i sotëm në Zagreb, mbretëresha popullore e borës, u anulua për shkak të temperaturave të larta dhe shkrirjes së borës.

Komisioni i Federatës Ndërkombëtare të Skijimit (FIS) ka mbajtur sot një mbledhje dhe tre nga katër anëtarë kanë votuar për anulimin e garës për shkak të mungesës së kushteve për t’u zhvilluar.

Kushtet nuk ishin ideale as ditën e djeshme, për më tepër skiatoret femra u ankuan shumë për borën, madje disa thanë se “mezi mbijetuan”.

Anulimi i sotëm goditi më së shumti Mikaela Shiffrin, pasi ajo nuk arriti të barazojë rekordin e legjendares Lindsey Vonn për më shumë fitore në Kupën e Botës.

Shiffrin dje arriti triumfin e saj të 81-të dhe Vonn është rekordmenja me 82 fitore.

Një shans i ri për Shiffrin do të jetë të shtunën dhe të dielën me dy sllallome gjigante që duhet të zhvillohen në Kranjska Gora.

Kategoritë
Sport