Slloveni, 6 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë kimike

Zjarrfikësit gjetën 5 persona të zhdukur pasditen e së enjtes, të cilët nuk i mbijetuan aksidentit, njoftoi më herët policia.

Në vijim e sipër janë hetimet për shkaqet e shpërthimit që ndodhi dje në fabrikën kimike Melamin në qendër të Kocevjes në Slloveni.

Zjarrfikësit gjetën 5 persona të zhdukur pasditen e së enjtes, të cilët nuk i mbijetuan aksidentit, tha më herët policia.

Gjashtë persona humbën jetën në aksident dhe një person ende po lufton për jetën, njoftoi STA sllovene.

Kompania, e cila është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në rajon, është e angazhuar kryesisht në prodhimin e rrëshirave për bojëra dhe llaqe dhe në industrinë e drurit, ndërtimit dhe tekstilit.

Kategoritë
BotaLajme