Slloveni Timi Zajc (22) fitoi medaljen e artë në kërcim së larti në Kampionatin Botëror në Planicë.
Zajc festoi me kërcimet 137.5 dhe 137 metra, duke grumbulluar gjithsej 287.5 pikë.
I dyti ishte japonezi Ryoyu Kobayashi i cili kërceu 135 dhe 129.5 metra (276.8), ndërsa me bronz mori polaki Dawid Kubacka me kërcime 129 dhe 135 metra (276.2).
Për kërcyesin slloven, kjo është medalja e katërt nga garat e mëdha, por edhe suksesi më i madh në garat individuale.
"Is this the new world champion?" 👀
At 22, Slovenia's Timi Zajc 🇸🇮 takes a historic home gold 🥇🙌
🥈Ryoyu Kobayashi 🇯🇵
🥉Dawid Kubacki 🇵🇱 pic.twitter.com/8qogd2cEhU— Eurosport (@eurosport) March 3, 2023
Kujtojmë, në këtë Botëror ai tashmë ka fituar medaljen e bronztë në kombëtaret mikse.
Ai gjithashtu ka arin olimpik në ekipet kombëtare mikse dhe argjendin olimpik në garat ekipore.
Zajc ka gjithashtu një të artë ekipore në Kampionatin Botëror në fluturime dhe një argjend individual.