Sllovenia po rrit numrin e ushtarëve në KFOR

Sllovenia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR, tha ministri slloven i Mbrojtjes Marjan Sharec, transmeton Reporter.

Sharec vizitoi ushtarët sllovenë dhe u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

“Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it dhe Ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision”, tha Sharec”, raporton STA.

Šarec theksoi se është e vështirë të flitet për numrin e saktë, sepse pesë për qind e ushtarëve aktivë sllovenë aktualisht janë të stacionuar jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se prania sllovene do të përforcohet pjesërisht nga ekspertë civilë dhe vendosja e një helikopteri ushtarak në gatishmëri për Kosovën.

“Kontributi i Sllovenisë për Kosovën është shumë i vlefshëm sepse trupat sllovene i njohin të dy kombet dhe e njohin mirë situatën,” beson Sharec.

Shareci tha se nuk është sekret se Rusia ka interesa në Ballkanin Perëndimor dhe se sigurisht që shfrytëzon çdo vakum të krijuar nga mungesa e Evropës dhe NATO-s.

Kategoritë
LajmeVendi