Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se të paktën një palestinez u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi snajperët izraelitë shënjestruan njerëzit e zhvendosur në Spitalin Al-Quds
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se të paktën një palestinez u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi snajperët izraelitë shënjestruan njerëzit e zhvendosur në Spitalin Al-Quds në qytetin e Gazës, raporton Anadolu.
Në një deklaratë, organizata theksoi se një person është vrarë dhe “20 të tjerë janë plagosur në mesin e të zhvendosurve, kryesisht fëmijë, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të snajperëve të okupuesit që shënjestruan Spitalin Al-Quds dhe qëllonin drejtpërdrejt në njerëzit e zhvendosur në ndërtesë”.
“Gjithashtu, ka të plagosur nga predhat artilerike në perëndim të spitalit”, shtoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.
Të paktën 11.078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i viktimave nga pala izraelite është gati 1.600.