SNHR: Regjimi i Asadit vrau më shumë se 3.000 refugjatë palestinezë nga viti 2011

SNHR informoi se 2.721 refugjatë palestinezë, 21 prej tyre fëmijë dhe 28 gra, janë ende të burgosur në burgjet e regjimit të Asadit

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se regjimi i Bashar al-Asadit që nga fillimi i kryengritjeve siriane ka vrarë 3.207 refugjatë palestinezë, 497 prej të cilëve duke i torturuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga SNHR, thuhet se midis marsit 2011 dhe tetorit 2022, regjimi i Asadit vrau 3.207 civilë palestinezë, duke përfshirë 352 fëmijë dhe 312 gra, me sulmet ajrore dhe tokësore që kreu dhe me torturimin e të arrestuarve.

SNHR informoi se 2.721 refugjatë palestinezë, 21 prej tyre fëmijë dhe 28 gra, janë ende të burgosur në burgjet e regjimit të Asadit.

Kategoritë
BotaLajme