Rezultatet e sondazhit Harvard CAPS/Harris poll për tetorin janë publikuar dhe rezultatet i shkojnë për shtat më shumë republikanit Donald Trump, përcjell Gazeta Metro.
Gara presidenciale amerikane mbetet tejet e ngushtë në 49-48 për Harris në nivel kombëtare mirëpo Trump është përpara në shtetet e pavendosura të cilat janë shtete kyçe. Trump në këto shtete është përpara mes votuesve të regjistruar, votuesve të hershëm dhe tek votuesit e zakonshëm.
Bashke-Drejtori i Harvard CAPS/Haris poll Mark Penn tha se nuk ka përgjigje definitive. Sipas tij kjo është gara më e ngushtë më mund të ndodhë. “Harris ka humbur në një masë momentumin që e pati kur u nominua por mesazhi i saj vazhdon të jetë i fortë” tha ai.