Rivali kryesor i Merzit, SPD-ja e kancelarit Olaf Scholz, u përball me një humbje historike në zgjedhje, e parashikuar të marrë 16 për qind, respektivisht përqindja më e ulët e votave për partinë e qendrës së majtë që nga viti 1949.
Sipas sondazheve të fundit, aleanca konservatore CDU/CSU e udhëhequr nga Friedrich Merz po shkon drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të Gjermanisë, megjithëse partia nuk ka arritur shumicë absolute të nevojshme për të qeverisur e vetme.
Sipas sondazheve nga transmetuesi publik ARD, Kristian Demokratët (CDU/CSU) parashikohet të fitojnë 29 për qind të votave, nga 24 për qind në zgjedhjet e mëparshme federale në 2021.
Rivali kryesor i Merzit, Partia Social Demokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz, u përball me një humbje historike në zgjedhje, e parashikuar të marrë 16 për qind, respektivisht përqindja më e ulët e votave për partinë e qendrës së majtë që nga viti 1949.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë parashikohet të shënojë rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë në zgjedhjet federale, me 19,5 për qind. Duke dyfishuar pothuajse përqindjen e votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ajo parashikohet të kthehet në forcën e dytë politike më të fuqishme në vend.