‘Sondazhin më të mirë e shohim në teren’, Plakolli: Pa LDK-në në pushtet shteti çalon, nuk është befasi që të dalim partia e parë

Gëzim Plakolli, kandidati i LDK-së për deputet me numrin 43, thotë se nuk ia vlen të flasësh për gjuhën që VV po përdorë gjatë fushatës, raporton GazetaBlic.

Plakolli në një intervistë për GazetaBlic thotë se janë dy arsye që Kurti po e përdorë këtë gjuhë, e para është që në mungesë të programit fillojnë të shajnë dhe të japin premtime boshe dhe e dyta është që po shohin tubimet e LDK-së të cilat tregojnë se njerëzit kanë filluar të kthehen në këtë parti.

“Fillimisht duhet ta potencoj faktin se si i ri në politik kjo garë më ka përmbush për së tepermi sepse përvojën që e kom fitu gjatë këtyre ditëve të fushatës nuk do ta kisha fituar me çfardo pune, sa i përket gjuhës së partisë në pushtet nuk ia vlen të flas. Janë dy arsye, e para është që në mungesë të programit fillojnë të shajnë të linqojnë dhe të japin premtime boshe, dhe e dyta janë duke parë tubimet tona, tubime të cilat tregojnë një frymë, përveç frymës tregojnë që njerëzit kanë filluar të kthehen në LDK, njerëzit që e dënuan LDK në zgjedhjet e vitit 2021 tash kanë filluar që ndryshimin ta gjejnë në LDK. Kjo gjuhë nuk i duhet Kosovës. Për LDK zgjedhjet gjithmonë kanë qenë festë, edhe kjo fushatë zgjedhore për ne është festë dhe nuk do ta dëgjoni asnjë fjalë të keqe për oponentët tanë politik, ne flasim për gjuhën e zhvillimit”, tha ai.

Sa i përket sondazhit të publikuar nga UBO, Plakolli thotë se këto sondazhe janë shfaqje e frikës së VV-së, dhe se sondazhin më të mirë e shohim në teren.

Plakolli shton se pa LDK-në në pushtet shteti çalon.

“Sondazhin më të mirë na e shohim në teren, ato sondazhe janë vetëm shfaqje e frikës e partisë në pushtet, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin këtë e tregojnë tubimet tona. Tubimet na tregojnë që populli ka filluar ta kthej besimin siç e kanë pas, besimin që e kanë pas në vitin 1989, pa LDK në pushtet edhe shteti qalon, edhe proceset nuk hecin. Ne kemi filluar procesin e shtet ndërtimin në vitin 89”, shprehet ai.

Gjithashtu ai thekson se nuk është befasi që LDK të dal partia e parë në pushtet, sepse sipas tij janë partia më e madhe demokratike në rajon.

Ai tutje shton se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të kthehet në pushtet.

“I kanë besuar premtimeve boshe dhe unë e them me bindje të plotë se LDK nuk është befasi me dal partia e parë sepse jemi partia më e madhe demokratike në rajon, partia më e vjeter demokratike dhe jemi partia e vetme që kemi dal me program konkret, me 120 projekte që i japin zgjidhje çdo problemi që ballafaqohen qytetarët e Kosovës. LDK do të kthehet në pushtet, dhe do të jetë në pushtet dhe me të gjithë ata që e përqafojnë progrmain e LDK”, përfundoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi