Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u vra në Podujevë

Sot i jepet lamtumira e fundit Amir Zhegrovës 22-vjeç që u vra mbrëmë në Podujevë si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Në njoftimin e publikuar nga familja thuhet se të riut i jepet lamtumira e fundit sot në orën 18:00 në varrezat e fshtatit Siboc i Epërm.Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar “Vrasje e rëndë”, si dhe trupi i pajëtë është dërguar në IML për obduskion. Po ashtu, në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj çështje penale”, tha Ulaj për Gazetën Express.

Rasti i vrasjes së 22-vjeçarit u bë i njohur sot nga raporti i policisë.

“VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Express

Kategoritë
LajmeVendi