Sot luhen tri ndeshje në Superligë, Ferizaj – Prishtina

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së dytë të Superligës.

Nga ora 17:00, Ferizaj do të pret Prishtinën, ndeshje kjo e cila transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Gjilani do të jetë nikoqir i Malishevës, ndeshje kjo që po ashtu fillon nga ora 17:00.

Ndeshja e tretë do të luhet mes kampionit në fuqi, Ballkanit, dhe Drenicës, e cila luhet nga ora 20:00.

Kategoritë
Sport