Sot Lulzim Basha hyri në histori, por edhe në gjak me Sali Berishën

Kjo opozitë nuk ngre kokë pa larguar nga politika Berishën dhe Bashën.

Lulzim Basha do mbahet mend pas 20 vitesh si njeriu që nxori nga politika Berishën.

Atë që nuk e bëri dot Nano, Meta, Rama apo çdo kundërshtar, e arriti Lulzim Basha.

Problemi madhor është që akti i Lulzim Bashës ka disa kosto për atë çfarë do ndodh:

  • Basha është sot ylli i amerikanëve dhe socialistëve, por urrehet nga mijëra demokrat
  • Basha fitoi me polici logon e PD, por humbi rolin e liderit opozitar
  • Basha e hoqi Berishën nga politika me dhunë, por jo me mbështetje popullore votash

Nga sot do kemi dy parti:

1- Partia Demokratike e Bashës pa elektorat

2- Partia e Re Berisha me vota, por me gjithë botën kundër.

Praktikisht asnjëra nuk e rrëzon dot Edi Ramën dhe qeverinë.

Për më tepër as Berisha dhe as Basha nuk bëhen dot lider të një opozite të re dhe të bashkuar.

Partia Demokratike do ngelet kolateral dhe sekuestro në gjykata për 7-8 vjet.

Berisha dhe Basha nga sot janë në gjak me njëri-tjetrin.

Dështoi marrëveshja

Dështoi dialogu

Dështoi vota

Dështoi komunikimi

Dështoi protesta

Dështoi dhuna

Tashmë ka mbetur vetëm një rrugë, eliminimi periferik.

Berisha konsideron që Basha e preu në besë dhe e përdori duke i poshtëruar familjen dhe duke i rrëmbyer investimin e tij politik që ja besoi 9 vjet.

S’kanë zgjidhje tjetër. Të dy duhet të ruhen me anti-plumb dhe njerëzit e tyre duhet të ruhen në çdo rrugë natën vonë.

Do plasë hakmarrja sepse e quajnë “Besë-prerje”

Lufta Berisha-Basha do vazhdoj shumë vite dhe dekada, madje do përfshihen nipa dhe stërnipa.

Prandaj lërini Berishën dhe Bashën në “gjak-marrjen” e tyre.

Populli ka nevojë për një opozitë dhe lider të ri.

Kategoritë
LajmeRajoni