SpaceX ka vendosur të fluturojë edhe një herë me raketën e saj gjigante Starship, pasi rregullatorët federalë kanë miratuar planet e kompanisë për një fluturim të tretë.
Bëhet e ditur se nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.
‘Drita e gjelbërt’ i erdhi kompanisë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e cila licencon lëshimet e raketave, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“FAA ka vendosur që SpaceX ka përmbushur kërkesat e sigurisë, mjedisit, politikave, dhe përgjegjësisë financiare”, tha agjencia në një deklaratë.
Ky fluturim provë vjen pas dy përpjekjeve të tjera të cilat përfunduan me shpërthime të anijes kozmike dhe të përforcuesit.