Spahiu skeptik që serbët do të dalin në zgjedhjet e së dielës

Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë në Frontal të T7 se nëse flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje, edhe pse nuk bëhet zyrtarisht.

Duke folur për planin franko-gjerman, Spahiu është ndalur te pika ku Kosova dhe Serbia duhet t’i kenë zyrat e tyre përfaqësuese në Prishtinë dhe Beograd.

“Në momentin që flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje. Mali i Zi i ka 84 njohje zyrtarisht, por nuk e ka penguar që të anëtarësohet në OKB”, tha Spahiu teksa fliste për marrëdhënie ndërkombëtare.

Po ashtu, Spahiu ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës të parapara që të mbahen më 23 prill.Spahiu është shprehur skeptik që serbët lokalë do të dalin në zgjedhje në mungesë të Listës Serbe

Kategoritë
Lajme