Spanja u kërkon vendeve të BE-së të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë të bllokut me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.

Spanja dhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së prej muajsh mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael mbi bazën që Izraeli mund të shkelë klauzolën e të drejtave të njeriut të marrëveshjes.

Një hap i tillë vjen pasi ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin akuzoi Izraelin se po përpiqet të parandalojë botën që të shohë se çfarë po bëjnë trupat e tij në Liban dhe Gaza.
I pyetur se çfarë synon Izraeli të kërkojë që paqeruajtësit e UNIFIL të largohen nga bazat e tyre në kufirin midis Izraelit dhe Libanit pas një sërë sulmesh, Martin tha: “Në thelb për të ‘mbyllur’ sytë dhe veshët nga Libani i Jugut dhe për t’i dhënë vetes dorë të lirë”.

“…Bota me të vërtetë nuk ka një pamje të plotë të asaj që po ndodh në Gaza”. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme