Spanjë, do të bëhet e detyrueshme që të paktën 40 për qind e posteve ekzekutive të jenë femra

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin që përmban diskriminimin pozitiv ndaj femrave me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Në Spanjë, qeveria e koalicionit të majtë pranoi projektligjin që e bën të detyrueshme që femrat të jenë të paktën 40 për qind e stafit ekzekutiv në kompanitë dhe institucionet private dhe publike, duke e dërguar atë në Parlament, transmeton Anadolu.

Në mbledhjen e rregullt javore të Këshillit të Ministrave u miratua projektligji që përmban diskriminimin pozitiv ndaj femrave me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas informacionit të dhënë në mediat, me propozim-ligjin do të garantohet që femrat do të përbëjnë të paktën 40 për qind e stafit ekzekutiv në kompani dhe institucione publike dhe organizata që punësojnë më shumë se 250 punëtorë dhe kanë një volum biznesi vjetor të paktën 50 milionë euro.

40-përqindëshi i femrave i kërkuar nga projektligji do të jetë i vlefshëm edhe për anëtarët e jurisë të përcaktuar për Këshillin e Ministrave, listën zgjedhore të partive politike, bordin drejtues të organizatave profesionale apo institucioneve publike.

– Do të zbatohet nga 1 korriku 2024

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino, deklaroi se nëse projektligji miratohet në Parlament, ai do të nisë të zbatohet nga 1 korriku 2024.

Duke deklaruar se shkalla e femrave në nivelin ekzekutiv në Spanjë nuk kalon 20 për qind në situatën aktuale, Calvino tha: “Është një ligj që do të na bëjë më të mirë socialisht dhe ekonomikisht. Të gjitha të dhënat e disponueshme deri më sot tregojnë se vendet me barazi gjinore janë më të zhvilluara dhe kanë rezultate më të mira ekonomike.

Partneri i vogël i koalicionit, Unidas Podemos, partia ultra e majtë dhe partitë e djathta të opozitës, nuk mbështesin për arsye të ndryshme Partinë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), që është partneri kryesor i koalicionit që përgatiti dhe paraqiti projektligjin në fjalë.

Aktualisht në Këshillin e Ministrave në Spanjë janë 22 ministra, nga të cilët 14 janë femra dhe 8 meshkuj.

Kategoritë
BotaLajme