Spanjë, mbi 700 mijë pacientë presin për operacione kirurgjike

Bëhet e ditur se pritja për operacion është kryesisht në degët e traumatologjisë, oftalmologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe sëmundjeve të lukthit.

Për shkak të efekteve negative të pandemisë së COVID-19 në sistemin shëndetësor të Spanjës, numri i pacientëve që presin në radhë për operacion kirurgjik ka kaluar në më shumë se 700 mijë duke arritur një nivel rekord.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja aktuale në vend është me 706.740 pacientë që presin për operacion kirurgjik, ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo shifër është në nivelin më të lartë që nga viti 2003.

Bëhet e ditur se pritja për operacion është kryesisht në degët e traumatologjisë, oftalmologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe sëmundjeve të lukthit.

Katalonja, Andaluzia dhe Madridi u renditën si rajonet autonome me intensitet më të lartë për operacion.

Nga ana tjetër, një problem tjetër që ka dalë në pah është se periudha kohore që një pacient duhet të presë për operacion është rritur në 123 ditë.

Sipas të dhënave të fundit nga pandemia në Spanjë 6.362 persona po trajtohen në spitale ndërsa shkalla e zënies së shtretërve nga këta pacientë është 5,12 për qind.

Përderisa 58 për qind e spitaleve private në Spanjë ankohen për mungesën e mjekëve dhe 95 për qind e infermierëve, shoqatat e punonjësve shëndetësorë theksojnë se probleme të ngjashme ka edhe në spitalet publike, veçanërisht që mjekët e departamentit për shërbim të parë punojnë në kushte të vështira.

Kategoritë
BotaLajme