Specialja cakton gjykatësit për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga Gucati e Haradinaj

Gjykata Speciale në Hagë, më konkretisht, kryetari i Dhomave të Specializuara ka marrë vendim për caktimin e një kolegji të gjykatësve në Gjykatën Supreme në mënyrë që të vendosë për kërkesën e mbrojtjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për “mbrojtje të ligjshmërisë”.

Kështu është bërë e ditur sot nga Gjykata Speciale duke bërë të ditur se mbrojtja e dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit kanë bërë kërkesë për “mbrojtjen e ligjshmërisë”, shkruan Paparaci.

Kjo për arsye se, Gjykata e Apelit me shumicë votash vendosi për uljen e dënimit për Gucatin e Haradinajn nga katër vjet e gjysmë të shqiptuara në fillim në katër vjet e tre muaj me kreditim për kohën e vuajtur, dhe me gjobë prej 100 euro për secilin.

Lidhur me këtë, kryetari i Dhomave të Specializuara ka marrë vendim që të caktojë panelin e gjykatësve të përbërë nga: Ekaterina Trendafilova, Christine van den Wyngaert, Judge Daniel Fransen.

Kategoritë
LajmeVendi