Specialja thotë se Hashim Thaçi mund të bëjë kërkesë për të ardhur në varrimin e babait “gjyqtarët vendosin”

Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë për çka po merrte trajtim në QKUK.

Specialja i dha leje Thaçit që të enjten ta vizitojë babanë e tij, Haxhi Thaçi, në QKUK ku qëndroi për rreth tri orë nën masa të rrepta sigurie.

Express ka pyetur Dhomat e Specializuara nëse do ta lejojnë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të cilët thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi