Spitali më i mirë në botë/ Ndërtesa fiton çmimin për arkitekturën unike, ja ku ndodhet

Një spital komunitar në një cep të largët të Bangladeshit është emëruar “ndërtesa e re më e mirë në botë” nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA).

Spitali i Miqësisë në Satkhira, një distrikt i prirur ndaj cikloneve në jug të vendit, u shpall fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar RIBA të vitit 2021, me arkitektët e tij të vlerësuar për “kujdesin dhe humanizmin në qendër të dizajnit të tij”.

RIBA vuri në dukje se Spitali i Miqësisë u ndërtua në një “mjedis të brishtë dhe dinamik”, ku fushat e drithit janë shndërruar në ferma karkalecash për shkak të rritjes së nivelit të detit.

I ndërtuar nga tulla të prodhuara në vend, spitali me 80 shtretër rrethohet nga një sërë oborresh të veshura me vendkalime të qeta dhe me hije. Një kanal këndor kalon në qendër të zonës për të ndarë krahët e pacientëve të shtruar dhe të jashtëm.

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA), i cili organizon çmimin, vlerësoi dizajnin e spitalit dhe krijimin e një “përvoje tërheqëse për vizitorët, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor”.

I projektuar nga arkitekti Kashef Chowdhury dhe firma e tij me bazë në Dhaka, Urbana, spitali u porosit nga OJQ-ja e zhvillimit të qëndrueshëm, Friendship.

Jam i inkurajuar që kjo mund të frymëzojë më shumë prej nesh që të angazhohemi, pavarësisht kufizimeve të burimeve dhe mjeteve, ndaj një arkitekture kujdesi si për njerëzimin ashtu edhe për natyrën”, tha ai në një deklaratë për shtyp.

I mbajtur çdo dy vjet, çmimi nderon ndërtesat ose strukturat që “dëshmojnë përsosmëri të projektimit dhe ndikim social”.

I përzgjedhur nga 16 finalistët në 11 vende, spitali ishte një nga tre projektet e vlerësuar për çmimin fitues.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme