S’pritet diskutim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës në Islandë

Në fund të prillit, Kosova kaloi fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës me vendimin e Komitetit Ministror të organizatës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën e saj për anëtarësimin.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit muajin e shkuar, një takim i rëndësishëm do të mbahet këtë muaj në kryeqytetin e Islandës, e cila udhëheq me Presidencën e Këshillit të Europës. Më 16-17 maj në do të mbahet samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Europës dhe kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.

Pas suksesit të Kosovës në kalimin e fazën së parë drejt anëtarësimit në organizatë u diskutua që tema e saj do të mund të jetë edhe në agjendën e takimit të këtij samiti. Por, në një përgjigje për Gazetën Express nga Presidenca islandeze thuhet se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës.

Kategoritë
LajmeVendi