Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Përmbytjet e mëdha që goditën Brazilin morën më shumë se 100 jetë dhe u dëmtua veçanërisht qyteti i Porto Alegre, si dhe stadiumet në atë qytet.

Në qytetin me 1.4 milionë banorë u dëmtuan edhe dy stadiume, Estadio Beira-Rio, ku u luajtën pesë ndeshje të Botërorit 2014 dhe ku luan Internacional, si dhe Arena do Gremio, shtëpia e klubit të famshëm Gremio.

Pothuajse 400 komuna janë prekur nga përmbytjet ekstreme për shkak të shirave të dendur që kanë përmbytur shtetin brazilian të Rio Grande do Sul

Foto e stadiumit të njohur janë publikuar nga shumë media, si pjesë e monumenteve që kanë pësuar.

Përmbytjet kanë detyruar më shumë se 160,000 të largohen nga shtëpitë e tyre dhe pjesa më e madhe e jugut mbetet në rrezik të lartë për përmbytje të mëtejshme.

Shumë banorë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, telefon apo shërbime interneti dhe një pjesë e madhe e popullsisë është e shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë gjithashtu të kërkojnë për dhjetëra mijëra persona të zhdukur.

Kategoritë
Sport