Stamboll, flamuri i kampionit të ri Trabzonsporit valëvitet mbi Bosfor

Flamuri i ekipit që fiton titullin e ligës më të lartë të Turqisë në futboll varet çdo vit në urën mbi Ngushticën e Bosforit.

Tradita e varjes së flamurit të skuadrës kampione të futbollit në Superligën Turke në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll vazhdoi me kampionin e ri Trabzonsporin, raporton Anadolu Agency (AA).

Flamuri i ekipit që fiton titullin e ligës më të lartë të Turqisë në futboll varet çdo vit në urën mbi Ngushticën e Bosforit.

Trabzonspori fitoi titullin e Superligës Turke në futboll pas barazimit 2-2 me Antalyaspor-in në ndeshjen e javës së 35-të të së shtunës, tri xhiro para përfundimit të sezonit.

Klubi fitoi titullin e shtatë të ligës në total, dhe të parin që nga viti 1984.

Kategoritë
Sport