‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ardhshëm, ka marrë fund.

Të gjitha lokalet e “Starbucks” në Rusi janë mbyllur përkohësisht në mars dhe i gjithë aktiviteti është pezulluar për shkak të pushtimit rus.

Kjo lëvizje ka përcjellë gjigantin e ushqimeve të shpejta “McDonald’s” i cili është larguar nga Rusia pas 30-vjetësh.

“Starbucks”, i hapur për herë të parë në Rusi në vitin 2007, nuk ka treguar detaje edhe për ndikimin financiar për largimin e kompanisë.

Kategoritë
BotaLajme