Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka vlerësuar lartë votuesit e këtij subjekti për siç tha besimin në fushatën dhe kauzën e tyre.
Por, siç ai u shpreh megjith rezultatin e Exit Polle-ve, sipas komisionerëve e vëzhguesve të tyre, PDK do të ketë rritje edhe më të madhe nga ajo e projektuar deri tani, transmeton klankosova.tv.
”Mbetemi të kujdesshëm që çdo votë të mbrohet me korrektësi dhe transparencë”.
”Ju informojmë se gjatë mbrëmjes, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër, për të ndarë bashkë me ju reflektimet dhe hapat e gjithë mëtejshëm”.
”Ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën, i një rruge për ma mirë. Po flasim për një proces që ende nuk ka mbaruar. Rezultati ynë është inkurajues”.
”Ato çfarë u thanë në rezultatet e Exit Poll-eve, natyrisht që e konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të PDK-së por përsëri nga të dhënat që marrim nga terreni, nga komisionerët e vëzhguesit tanë, del se ne do të kemi një rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar”.