Stefanoviq: Serbia po fiton përkundër presioneve në lidhje me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq tha sot se Serbia po fiton pavarësisht se po përballet me siç i quajti ai “presione gjithnjë e më të forta kur bëhet fjalë për Kosovën dhe përpjekjet e Albin Kurtit për të kërcënuar me forcë mbijetesën e serbëve”.

“Për ta bërë gjithçka edhe më të vështirë, në luftën për ruajtjen e përditshmërisë normale, stabile të çdo qytetari, pa mungesa dhe kriza, Serbia po përballet edhe me presione gjithnjë e më të forta sa i përket Kosovës, interesit më të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror’, tha ai, raporton Tanjug.

Kategoritë
LajmeRajoni