Stërnipi i Musolinit shënon golin e parë…dhe, më pas shpërthen stadiumi

Romano Floriani Mussolini, stërnipi i diktatorit italian, u bë i famshëm muaj më parë kur filloi të spikaste në akademinë e të rinjve të Lazios.

Tani ai është rikthyer në skenë, duke shënuar golin e tij të parë si profesionist për Juve Stabianin në ndeshjen ndaj Cesenës.

Lojtari 21-vjeçar, i huazuar nga Lazio, ka thënë se dëshiron të quhet Romano Mussolini dhe jo Romano Floriani.

Pas golit, futbollisti ka festuar me “përshëndetje romake”, që është përdorur nga krahu fashist në kohën e “Duçes”.

Kategoritë
Sport