Stockholm, qindra qytetarë në protestë kundër sulmeve izraelite në Gaza, Liban dhe Iran

Ata mbanin kukulla që përfaqësonin fëmijët e vrarë në Gaza, thërrisnin slobane “Palestina e lirë” dhe “Ndal gjenocidit”, si dhe apeluan për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Liban

Qindra qytetarë në kryeqytetin suedez Stockholm kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmeve izraelite ndaj Gazës, Libanit dhe Iranit, raporton Anadolu.

Qytetarët u tubuan në sheshin Odenplan dhe më pas marshuan në mënyrë paqësore drejt parlamentit suedez.

Ata mbanin kukulla që përfaqësonin fëmijët e vrarë në Gaza, thërrisnin slogane “Palestina e lirë” dhe “Ndal gjenocidit”, si dhe apeluan për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Liban.

Qytetarët e mbledhur në kryeqytetin suedez gjithashtu kritikuan Suedinë dhe SHBA-në për mbështetjen e sulmeve izraelite.

Aktivistja suedeze, Sofia Johansson, e cila mbështeti demonstratat pro-palestineze, tha për Anadolu se do të vazhdojë të protestojë derisa Gaza të jetë e lirë.

“Dua t’ju them të gjithëve që nuk marrin pjesë në protesta se nuk ka të bëjë vetëm me Palestinën, sepse regjimi sionist dëshiron të zgjerojë territorin e tij dhe të përfshijë SHBA-në dhe BE-në në luftën kundër Iranit. Ne e dimë se çfarë po bëjnë liderët e botës arabe dhe të BE-së. Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që po bëhet atje dhe për këtë arsye ata duhet të gjykohen në Hagë”, tha Johansson.

Kategoritë
BotaLajme