Stoltenberg: Në Konceptin Strategjik tani Rusia përcaktohet si kërcënim i drejtpërdrejtë

Në një konferencë për media, Stoltenberg tha se “Rusia në konceptin strategjik të vitit 2010 përcaktohej si partner i jashtëm, ndërsa tani përcaktohet si kërcënim i drejtpërdrejtë”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar në Samitin e 32-të të NATO-s, që po mbahet në Madrid, u pranua koncepti i ri strategjik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Stoltenberg tha se “Rusia në konceptin strategjik të vitit 2010 përcaktohej si partner i jashtëm, ndërsa tani përcaktohet si kërcënim i drejtpërdrejtë”.

Stoltenberg tha se Koncepti Strategjik i Madridit u miratua në periudhën me të keqe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Rusia shkatërroi paqen në Evropë. Si NATO do të rrisim praninë tonë në krahun lindor dhe do t‘i transformojmë trupat tona në njësi të paracaktuara dhe kapacitete të reja”, u shpreh Stoltenberg.

Ai njoftoi se koncepti i ri strategjik tashmë paraqet në mënyrë të qartë se Rusia është një kërcënim më serioz dhe më i drejtpërdrejtë.

“NATO miraton një plan të tillë për herë të parë që nga periudha e Luftës së Ftohtë. Kjo në aspektin e sigurisë është një pikë kthese. Është shumë më ndryshe nga koncepti strategjik i miratuar në Lisbonë në vitin 2010”, shtoi ai.

“Liderët dërguan një mesazh mbështetje shumë të fortë për Ukrainën. Ukrainës do t‘i dërgohen më shumë pajisje ushtarake, armë dhe armë të rënda”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO do të vazhdojë ndihmat ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Më tej, Stoltenberg tha se disa vende si Gjermania dhe Norvegjia kanë deklaruar se do t’i dërgojnë pajisje ushtarake dhe armë të reja Ukrainës, ndërsa edhe vendet e tjera do të njoftojnë vendime të ngjashme.

Ndër të tjera, shefi i NATO-s vlerësoi se “duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë”.

Duke iu referuar edhe memorandumit trepalësh që u nënshkrua dje nga Türkiye, e cila kishte shqetësime për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, Stoltenberg tha se, “Një marrëveshje e mirë për Türkiye-n, Finlandën, Suedinë dhe NATO-n. I falënderoj për përpjekjet e tyre. Jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë aleatët tanë. Këtu përfshihen edhe Finlanda dhe Suedia”.

Stoltenberg shtoi se “dyert e NATO-s vazhdojnë të jenë të hapura”.

Kategoritë
BotaLajme