Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në universitetin e Oxfordit, gjatë vizitës që po e zhvillon në Britaninë e Madhe. Lidhur me këtë takim, në Frontal të T7, ka folur studenti nga Kosova, Osman Dzudzevic.
Ai e renditi Kurtin bashkë me figurat e njohura si Nëna Terezë, Albert Einstein, Stephen Hawking dhe persona tjerë me renome botërore, duke thënë se kjo arsyetohet nga akti që ai është ftuar për fjalim nga Parlamenti Studentor i këtij universiteti.
“Ka qenë një rast ku edhe Kosova ka mundur të promovohet, por edhe politikat e majta të kryeministrit Kurti. Dua të ceki që fakti që kryeministri ka dhënë fjalim është një gjë jazhtëzakonisht prestigjioze, sepse në të njëjtin objekt ku ka dhënë fjalim Kurti, kanë dhënë edhe Nëna Tereza, Albert Einsterin, Stephen Hawking dhe njerëz të llojllojshëm me renome botërore. Vetë fakti që zoti kryeministër ka marrë ftesë, hyn në rangun e njerëzve që kanë bërë ndryshime në fushën më të cilën merren dhe besoj që nuk është rastësi që Parlamenti Studentor ka marrë vendim ta ftojë kryeministrin”, tha ai në T7.
Në pyetjen se sa e njohin studentët e Oxfordit Kosovën dhe Kurtin, Dzudzevic tha se ata kanë interes dhe e analizojnë Kosovës në përmbajtjen e kurrikulumit.
“Besoj që fakti që Kosova ngjitet në një kontest gjeopolitik goxha interesant dhe fakti që jemi njëri nga shtetet më të rinj në botë e luan rolin në faktin që na ftojnë në këto evenimente prestigjioze dhe na jepin mundësi me nda storien. Ka qenë një atraksion jashtëzakonisht interesant sepse pas fjalimit ka qenë një sesion me pyetje dhe përgjigje, atyre pyetjeve që kanë ardhë prej studentët kanë treguar që Oxfordi ka një traditë të gjatë politike dhe akademike në fushën e shkencave politike. Natyra e pyetjeve ka nënkuptuar që studentët që merren me shkenca politike, kanë interes dhe e analizojnë Kosovës në përmbajtje të kurrikulumit”, tha ai në Frontal të t7.
Kurti dje ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku sot është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.