Kur merren parasysh të dhënat me vlerësimin e OKB-së se popullsia e botës do të arrijë në 9.8 miliardë në vitin 2050, kjo tregon se 1 në 7 persona do të ketë diabet
Një studim i ri tregon se në 30 vitet e ardhshme rastet e diabetit në mbarë botën do të rriten, duke dyfishuar numrin e njerëzve me diabet, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “The Guardian”, hulumtimi parashikon se diabeti, i cili ka prekur 529 milionë njerëz në mbarë botën në vitin 2021, do të rritet në shkallë globale dhe do të arrijë në 1.3 miliardë në vitin 2050.
Në studimin, i cili vlerëson se rastet e diabetit nuk do të ulen në asnjë vend në 30 vitet e ardhshme, rastet pritet të dyfishohen për shkak të rritjes së obezitetit dhe pabarazisë në aksesin e shërbimeve shëndetësore.
Autorët e studimit, të publikuar në revistën “The Lancet”, theksuan se diabeti i tipit 2, i cili përbën shumicën e rasteve, mund të parandalohet dhe të largohet me zbulim të hershëm.
Studiuesit theksuan se grupet me të ardhura të ulëta ose të prekur nga racizmi kanë vështirësi në marrjen e ilaçeve të insulinës dhe kontrollin e sheqerit në gjak me cilësi të ulët të jetës, duke shkurtuar kështu jetëgjatësinë.
Bashkëautorja e studimit, dr. Alisha Wade tha se “Kuptimi, njohja dhe zgjidhja e faktorëve socio-ekonomikë është thelbësore për të parandaluar krizën e diabetit”.
Kur merren parasysh të dhënat me vlerësimin e OKB-së se popullsia e botës do të arrijë në 9.8 miliardë në vitin 2050, kjo tregon se 1 në 7 persona do të ketë diabet.
Ministria e Shëndetësisë e përcakton diabetin e tipit 2 si llojin më të zakonshëm të diabetit që zhvillohet për shkak të mungesës dhe joefektivitetit të insulinës.